zoom

Ekonomi

VIDEO/ Blegtorët në protestë, bllokojnë autostradën Lushnjë-Fier. Derdhin dhe autobotin me qumësht!

Përgjysmimi i çmimeve të qumështit në ferma, në krahasim me vitin e kaluar, nxori sot në protestë blegtorët e Lushnjës dhe Fierit.

Në shenjë proteste, e në formë ironie, ata kanë derdhur qumështin me autobot në rrugën kryesore, sikurse shtrohet asfalti i akseve, duke thënë se vlera e produktit ka rënë përtokë dhe nuk ka as subvencione.

Ata janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja, drejt rreth-rrotullimit të Savrës, ku rreth oës 12:00 është bllokuar autostrada Lushnjë-Fier.

Blegtorët po protestojnë për çmimet e ulëta të qumështit dhe për mungesën e subvencioneve.

Vitin e kaluar, një litër qumështin në fermë kushtoi rreth 140 lekë, ndërsa tani, më pak se 70 lekë, teksa importet e këtij produkti janë rritur ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura