zoom

Politikë

Video/Basha pranon negociatat me PPE dhe flet për dorëheqjen: Gjithçka për bashkimin e PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, pranoi në një deklaratë të shkurtër për mediat negociatat që po zhvillohen nga parti anëtare të PPE-së (CDU) për zgjidhjen e krizës në PD.

Në të njëjtën kohë, ai la të hapur edhe mundësinë e dorëheqjes teksa shtoi se i mbetej deklaratës së tij të para disa ditëve më parë se ishte në dispozicion të gjithçkaje për PD. Deklarata e tij vjen pas ultimatumit të deputetëve se duhet të japë dorëheqjen

“E para e punës dua të them që jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për PD dhe demokratët.

E dyta mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, është shprehur Basha.