Aplikacion
Ai gjithashtu shprehet se qeveria Rama me trafiqet e tij e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe në vendin më të korruptuar.
Më tej thekson se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Rama nuk do të ishte sot kryeministër.
Reagimi:
Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.
Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.
Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota.
Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. Ska asnjë dyshim që Rama do bënte të njëjtën gjë për reformën në drejtësi sepse kështu ai shpreson të fitojë amnisti për veten e tij.
PD ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin ku kriminelët që duhet të ishin në burg, janë në qeverisje të vendit.