zoom

Aktualitet

VIDEO/ Aksident tragjik në Lushnje, vdes 50-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të premteje në Lushnje.

Policia njoftoi për një motor të përplasur me një biçikletë në Karbunarë dhe për pasojë, njëri prej drejtuesve humbi jetën.

Përplasja rezultoi tragjike për 50-vjeçarin që drejtonte biçikletën, ndërsa drejtuesi i motorit u plagos dhe ndodhet në spital.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.