zoom

Stil

Victoria Beckham pranon problemet në martesë: Unë dhe David ishim kundër njëri-tjetrit

David dhe Victoria Beckham kanë pranuar se ishin në prag divorci.

Victoria shtoi me lot në sy: “Ne ishim kundër njëri-tjetrit”.

Çifti foli për herë të parë me detaje për problemet e tyre të mëparshme në marrëdhënie.

Në kulmin e krizës, Beckham tha se ndjehej sikur po “mbytej”.

“Nuk e di si e kaluam atë fazë”, u shpreh ai.

Një dokumentar i ri në “Netflix” tregon gazetat që përmbajnë akuzat e vitit 2004 të bëra nga ish-asistentja e tij Rebecca Loos.

Ajo pretendoi se kishte një lidhje me Beckham, ndërsa ai luante për Real Madridin. Gra të tjera bënë gjithashtu akuza të tjera, të cilat Beckham i përshkroi si “qesharake” në atë kohë.

Në dokumentar, regjisori Fisher Stevens pyet 48-vjeçarin Beckham: “Shumë histori shprëthyen. Si e keni përballuar këtë?”

Beckham u përgjigj: “Kishte disa histori të tmerrshme që ishin të vështira për t’u përballuar. Ishte hera e parë që unë dhe Victoria ishim vënë nën një lloj presioni në martesën tonë.”

Më pas Stevens pyet Victorian, 49 vjeç, nëse kjo ishte periudha më e vështirë në martesën e tyre.

Ajo përgjigjet: “100 për qind. Ishte periudha më e vështirë për ne. Sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh. Ne ishim kundër njëri-tjetrit, nëse jam plotësisht e sinqertë.”