Aplikacion
Së fundmi është zbardhuar edhe formulari i vetëdeklarimit, që po plotësojnë efektivët e policisë, për t’iu nënshtruar procesit të vettingut.
Formulari në fjalë është 3 faqe dhe në të përfshihen pyetje për identitetin e efektivit të policisë, por edhe pyetje pikante, siç është ai nëse kanë pasur apo jo komunikime të qëllimshme me persona të inkriminuar.
Ndër të tjera efektivi duhet t’i përgjigjet dhe faktit nëse ka qenë apo jo ndonjëherë i shpallur në kërkim apo nëse ka marrë favore apo dhurata nga persona të inkriminuar. /ZOOM.AL/