zoom

Aktualitet

Vettingu i KPA i riktheu në detyrë, GJKKO bëhet me 2 gjyqtarë të rinj (EMRAT)

Pak pasi Vettingu i KPA i riktheu në detyrën e magjistratit pas vendimit të shkallës së parë, vjen edhe vendimi i radhës.

Dy gjyqtarë do t’i bashkohen Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Antikorrupsion. Bëhet fjalë për magjistratët Bib Ndreca dhe Ardit Mustafaj, të dy të kthyer në sistem nga KPA.

Mësohet se Mustafaj do të nisë punën në muajin qershor. Vendimet e KPK dhe KPA janë kritikuar nga shumë magjistratë të shkarkuar nga detyra, një pjesë e të cilëve ankimuan deri në Strasburg.

E fundit që arriti të fitonte betejën me KPA ishte prokurorja Antoneta Sevdarasi, e rikthyer në postin e mëparshëm në institucionin e akuzës Tiranë. /ZOOM.AL/