Aplikacion
PS dhe PD bashkuan votat dhe miratuar me 118 vota pro, 4 vota abstenim propozimin e maxhorancës për të zgjatur afatin e vetingut për institucionet, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik.
(SHKARKO TABELEN E PLOTE)
Gazeta Panorama.al ka zbardhur dhe listën e deputetëve të cilët dolën kundër ndryshimeve Kushtetuese, të cilat u përkrahën nga SHBA-të dhe BE.
Ajo që bie në sy është fakti se nga radhët e PS, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk ka votuar për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Balluku duket se nuk ka votuar vetëm për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa dy nismat e tjera në axhendë i ka votuar pro.
Ndërkohë që lista pason me Sali Berishën që ka qenë prezant gjatë seancës, por nuk ka votuar, po ashtu në listë janë dhe përkrahësit e tij, si Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka etj.
Nga radhët e përkrahësve të Sali Berishës duhet se Isuf Çela ka votaur abstenim, ndërsa Edi Paloka nuk është paraqitur fare në seancë. Mes votave bie në sy dhe tre votat e LSI, të cilat u hodhën ‘të bardha’ pra abstenim. Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ishin abstenimet, kurse Agron Çela doli nga rreshti dhe votoi pro zgjatjes së afatit të vetingut.
Ishin, por nuk votuan
Sali Berisha
Belinda Balluku (PS)
Luan Baçi
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Belind Këlliçi
Sorina Koti
Bujar Leskaj
Flamur Noka
Edmond Spaho
Agron Shehaj
Tritan Shehu
Albana Vokshi
Abstenim
Monika Kryemadhi- LSI
Petrit Vasili- LSI
Erisa Xhixho- LSI
Isuf Çela – PD
Nuk ishin fare në seancë
Edi Paloka, mungon
Flutura Açka, mungon
Tomor Alizoti, mungon