Aplikacion
Të arrestuarit janë Bexhet Berberin, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nënkomisar. Mësohet, se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen.
Kujtojmë se 31-vjeçari ishte arrestuar ditën e djeshme (paradite), pasi dyshohej se kishte vjedhur një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.
Arrestimi i tij kishte ardhur me kërkesë të Prokurorisë së qytetit, e cila, pasi kishte analizuar shenjat e gishtërinjve në një banesë të vjedhur, doli në përfundimin se ato i përkisnin të ndjerit.
Nga ana tjetër, babai i djalit, në një prononcim për mediat kërkon hetim të ngjarjes.
Po kështu ka reaguar edhe opozita përmes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD-së, Dashnor Sula, të cilët akuzojnë policinë, duke thënë se i riu nuk është vetëvrarë, por ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar brenda qelisë nga uniformat blu.
Rama degdis Bibliotekën Kombëtare/PD: A do kthehet kjo zonë në kulla, ky plan famëkeq duhet ndalur