Aplikacion
Mes emocioneve përpara eventit të madh për të, Elvana tregoi disa detaje.
“Në fakt kjo është qetësia para stuhisë. Kjo qetësi më buron nga mirënjohja që ndiej ndaj publikut shqiptar, jam vërtetë pa fjalë, jam shumë e mbushur shpirtërisht edhe vërtetë kam punuar shumë për këtë ditë. Jam shumë krenare për këtë eksperiencë që do të përjetojë publiku shqiptar në stadium. Do të ketë shumë këngë të miat në fakt ndër vite. Kam zgjedhur një buqetë të mirë nga gjithë repertori im ndër vite, nuk mund të jenë dot të gjitha, por mendoj që kam zgjedhur një buqetë të bukur nesër.”
Pas koncertit, ajo premtoi se do të ketë një album për të gjithë ata që e duan artin e saj, por nuk përcaktoi kohë të saktë.