Aplikacion
Megjithatë, masat nuk ndryshojnë. Lëvizja kufizohet në orën 22:00. Qytetarët nuk po i respektojnë më distancën sociale apo mbajtjen e maskave në një kohë kur infeksionet po shkojnë drejt zeros. Ajo që po bën mbajtja e masave është vetëm dëmi që po u shkakton qytetarëve dhe bizneseve. Qytetarët gjobiten nëse policia i kap duke lëvizur pas orës 22:00. Drejtuesit e mjeteve humbin lejen e drejtiit për 3 vjet. Bizneset paguajnë gjoba të majme deri në 1 milionë lekë dhe rrezikojnë mbylljen nëse rasti përsëritet.
Biznesi është më i dëmtuari, por edhe këtu absurdi vijon prej kohës. Jo të gjithë janë të penalizuar nga masat.
Teksa baret, restorantet, dyqanet apo edhe galeritë e artit janë detyruar të mbyllen në orën 22:00, sepse virusi është i rrezikshëm, në disa biznese të tjera lejohen grumbullimet e madje edhe festa e koncerte. Kazinotë e Tiranës janë të mbushura plot dhe klientët e tyre qëndrojnë të shpenguar në çdo orë të natës, pa kufizim.
Këto foto u publikuan në një shkrim investigativ mbi disa kazino, që preku edhe çështjen e respektimit të masave anticovid.
Rënia e infektimeve ka bërë që të bjerë edhe arsyeja e mbajtjes së masave. Arsye që duket se nuk e kuptojnë vetëm anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve apo Kryeministri, i cili, sipas deklarimeve të vetë disa anëtarëve, ka ndikim të drejpërdrejtë mbi këtë komitet.
Zoom.al
Agjencia e BE: Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Europë, e marrin edhe në zyrë