zoom

Slider

Vetëm 19 vjeç, futbollisti ndërron jetë nga ataku kardiak

Një tragjedi ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë futbollisti Marco Tampwo, si pasojë e një ataku kardiak në zemër. 19-vjeçari ishte i izoluar në shtëpi, pasi vetëm pak ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Goditja në zemër ka qenë fatale për të riun duke e lënë të vdekur në vend. Familjarët e tij kanë thirrur menjëherë ambulancën, por pa sukses.

Tampo ishe një futbollist me të ardhme të madhe, lindur në Itali dhe me origjinë nga Kongo. 19-vjeçari kishte nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Atletico Fiuggi, por pa mundur të debutojë. Lajmi ka tronditur të gjithë Italinë duke u përhapur me shpejtësi të madhe.