Aplikacion
Aludimet u shtuan pasi Vesa publikoi një foto me fanellën kuq e zi, ndërsa ndjekësit vunë re se ajo dhe Mirlind e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar këto lajme, fansat presin një deklaratë nga dyshja. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse kjo është një romancë e re apo thjesht një miqësi.
Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.
Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private. Kujtojmë që Vllasaliu njihet për historinë e saj të ndarjes me futbollistin Mërgim Berisha. Që pas daljes nga Big Brother Kosova, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.
Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar. Ish-banorja e “BBVK” së fundi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”– ka shkruar Vesa krahas fotos.
Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo. Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bash këshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.
“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që ai më ka shkruar. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua. Kur i kam thënë të fejuarit tim, e kam screenshot, kështu që më qetë. Le të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, i kam unë të gjitha dhe avokati im”, u shpreh Vesa Vllasaliu.
Ajo kërkoi nga ish-i fejuari, Mërgim Berisha që t’i japë sendet e saj personale që i ka mbajtur pas ndarjes së tyre dy muaj para dasmës. Modelja u shpreh se futbollisti i shkatërroi jetën dhe i kërkoi t’i kthejë gjërat e saj që ia ka dhënë familja, për të cilat janë edhe në një proces gjyqësor. “E di se çfarë duhet të bësh, të kam thënë 100 herë, se ke mbajtur, kështu dije”, tha ajo, duke shtuar se po lufton për të drejtat e saj./Panoramaplus