Aplikacion
Laçi i Duros, nënkampion, në podium ngjitet edhe Partizani, që siguroi një biletë europiane.
Në vendin e katërt u rendit Kukësi, ndërsa Vllaznia e pesta. Më pas Teuta dhe Kastrioti, që siguroi mbijetesën.
Ekipi i Longos u pozicionua i katërti, në rast se Laçi triumfon në finale e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, në Europë shkon Kukësi, në rast të kundër është Vllaznia që siguron biletën për në Europë nëpërmjet Kupës.
Për sa i përket fundit të renditjes, Skënderbeu dhe Dinamo janë 2 skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në sfidën “play-out”, Egnatia do të pres Korabin. /zoom.al/
Të gjitha rezultatet:
TIRANA-KUKËSI 2-3
LAÇI-PARTIZANI 2-3
EGNATIA-DINAMO 1-1
SKËNDERBEU-TEUTA 0-0
KASTRIOTI-VLLAZNIA 1-3