zoom

Aktualitet

Vera vjen para kohe, temperaturat nesër arrijnë deri në…

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-10 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 29 gradë Celcius në zonat e ulëta, duke sjellë të ngrohtë të pazakontë për këtë periudhë.

Ndërsa në orët e natës, temperaturat do të luhaten mes 8 dhe 13 gradë Celcius.