zoom

Të gjitha

Pse u përlot Rita Ora në “The Voice of Australia”

Rita Ora është shfaqur tejet e emocionuar së fundmi gjatë një episodi të “The Voice of Australia”. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare  nuk mund t’i mbante dot lotët kur një konkurrente tregoi se nëna e saj është duke luftuar me kancerin prej dy vitesh .

Rita shpjegoi se nëna e saj Vera, kishte luftuar gjithashtu me kancerin, ndërsa ajo u përlot nga kujtimet e kohërave të vështira nëpër të cilat ajo dhe familja e saj kaluan.

Duke folur për këtë pjesë shumë të vështirë, Rita  tregoi : Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me ty. Mamaja ime gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj dhe po i binin flokët, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje mamanë tënde, si të mos ishte super heroina që kishte qenë gjithmonë. Për shkak se nuk mendon se prindërit e tu do të thyhen para teje, e kuptoni çfarë dua të them? Dhe pastaj do të duhet t’i bashkosh. Nuk mundem të flas dot .

Kujtojmë se këngëtarja e njohur në të gjithë botën me zërin e saj dhe me talentin unik ka arritur një tjetër sukses  këtë herë në fushën e modës. Ajo ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë disa milionë euro për t’u qënë imazhi i markës prestigjioze “Prada”./L.K

/Zoom.al