Aplikacion
Shkrimi i gazetës La Repubblica
“Marsin që kaloi u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e cila i ka dhënë shërbimet e saj bandave që në mënyra të ndryshme kishin të bënin me krimin shqiptar. Ajo quhet Elsa Lila dhe më parë fytyra e saj me flokët e mbledhura bisht apo të lëshuara në një mane të gjatë, ishin përjetësuar teksa zbriste shkallët e Aristonit në Sanremo.
Po, sepse ajo, fëmija gjeni e këngës shqiptare, ndodhi që në vitin 2003 të debutonte në festivalin e Sanremos dhe më pas të rikthehej në të njëjtën skenë katër vite më vonë.
Elsa arrestohet pasi mbante “bankomatin” dhe mbi të gjitha kujdesej për kontabilitetin, për librat e llogarisë të një bande narkotikësh, ku shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.
Elsa funksionon edhe si një këshilltare. “Si i bëhet që të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?,” thotë ajo në telefon. “E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri, sepse të shpëton, çfarëdo qeverie të jetë, duhet ta kesh një atje”.
Përgjimi luan një rol të rëndësishëm dhe Elsa, megjithëse mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme: “Nëse i hapin këto, bëjnë një burg të ri në Romë”.
Por në fund, pikërisht celularët hapen dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Ata kishin një shtëpi në Torreveçhia dhe një kuti në Acilia për të ruajtur drogën, makina në emër të të tjerëve dhe dy bare ku bënin takimet e tyre.
Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit bardhi, një peshë e rëndë. Titi, siç njihet në rrugët e kryeqytetit, në dokumentet e hetimit cilësohet si subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, shkruan Panorama. Në fund të fundit, Titi është një lavdi i vjetër. Ai ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik”, shkruan gazeta./L.K
/Zoom.al