zoom

Aktualitet

Vendimi për Berishën/ “Po mohojmë historinë”, Leskaj, Noka e Shehu kundër Bashës: Vrave PD-në

Debate të ashpra në mbledhjen e kreut të PD Lulzim Basha me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi parlamentar.

Tre deputetë deri tani kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Flamur Nokën dhe Tritan Shehun.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu.

Vendimi i papritur u kundërshtua dhe nga Berisha, i cili tha se nesër do të jetë në Kuvend.