zoom

Lajme

Vendimi i Strasburgut/ Qeveria do të dëmshpërblejë familjet e prekura nga tragjedia e Gërdecit

Qeveria ka miratuar sot ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për dëmshpërblimin familjarëve të Gërdecit.

Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, 17 persona do të dëmshpërblehen financiarisht nga tragjedia e 11 viteve më parë. Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje në procesin për tragjedinë e Gërdecit duke vendosur dëmshpërblim financiar për 17 persona, të plagosur dhe familjarë të viktimave.

Të dëmtuarit që e dërguan çështjen në Strasburg ishin Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj, prindërit e të ndjerit Erison Durdaj, Përfituesit janë Feruzan Durdaj, Roxhens Durdaj, Alketa Hazizaj, Aishe Selami, Pashk Kaçi, Mirela Hazizaj, Miselda Zguri, Medi Gola, Rabie Gërdeci, Shaban Brahushi, Sabrie Picari, Dylbere Prini, Adelina Cani, Meltina Haka, Bege Aliu dhe Esmeralda Sefa.