Aplikacion
Lefter Alla, ish-kryetar i Bashkisë së Bulqizës lihet në qeli, deri në përfundim të dënimit të dhënë.
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për Lefter Allën, i cili është fajtor për tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro, teka avokati kërkonte pafajësi, ose ulje të dënimit, që e çonte në lirim.
Alla akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa do të vuaj 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, nga të cilat i kanë mbetur edhe pak muaj. /ZOOM.AL/