zoom

Lajme

“Vend i ndyrë”- Aktorja reagon ashpër ndaj Iliriana Bashës: Turp të kesh, kur vodhe me grushte…

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka reaguar ashpër ndaj Iliriana Bashës, bashkëshortes së Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, pasi kjo e fundit e quajti Shqipërinë një vend të shpifur e të ndyrë.

Iliriana Basha bëri deklaratën pasi u zbulua nepotizmi në Teatrin Kombëtar, pasi Altin Basha e kishte punësuar gruan si skenografe e kostumografe.

Gjithashtu “Piranjat” zbuluan se një pardesy për një shfaqje e cila kushtonte 200 mijë lekë ishte blerë për një shumë prej 500 mijë lekë.

“Nga të gjithë hajdutët e Shqipërisë, mua dhe Altin Bashën na gjetët me kap, po ik o shpirt. Për këtë fytyrën kemi punuar shumë unë dhe Altin Basha, se kemi 3 fëmijë dhe në vend që të shkojmë diku tjetër e të jetojmë si mbretër, kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vendin e ndyrë, të poshtër dhe të mos vjedhim kurrë asnjë cent, mos të ngrenë kurrë gishtin nga ne sepse duam fëmijët t’i rrisim mirë”, tha ajo.

Pas deklaratës së saj, reagoi Delinda Disha e cila iu drejtua duke thënë që “turp të kesh, deri tani që vodhët me grushte ju pëlqeu Shqipëria”.

Aktorja shkruan se në një vend tjetët do të ishin pastrues, duke i quajtur “hiena që e keni bërë teatrin si pronën tuaj”.

“Turp te kesh qe shan Shqiperine. Deri tani qe keni vjedhur me grushta ju ka pelqyer Shqiperia. Ne vend tjeter do ishit pastruse edhe jo ketu ku jeni! Shqiptaret e ndershem iken nga ku vend dhe punojne ane e mbane botes se jeni ju hijena qe e keni ber teatrin si pronen tuaj! Keni dhe goje dhe shan Shqiperine qe ju beri me byth e me bark. Rrethi artistik e di mire ase kush jeni ju. Po sot u demaskuat si çifti Ceausescu. Nese sju pelqen shqiperia ikni largohu nga ky vend dhe mos e shani. Lereni dhe tatrit te marri fryme se e keni bere si pacele tuajen. Slate fjale pa share per tetarin vetem qe te merrje poste drejtuese.”, shkruan Delinda.

Postime të lidhura