Aplikacion
Dy kompanitë e tyre, TDT & Partners sh.p.k dhe TECHNO-ALB sh.p.k, kanë fituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e kompleksit turistik dhe rezidencial.
Resorti është një nga më të mëdhenjtë në jug të vendit, me një sipërfaqe trualli prej 68 hektarësh, duke e bërë të krahasueshëm me projektin “Durrës Yacht & Marina” të investitorit Mohamed Alabbar.
Projekti përfshin hotele me 5 yje, zona rezidenciale, si dhe hapësira komerciale.
Pjesa e parë e ndërtimit parashikon dy hotele me 5 yje dhe hapësira rezidenciale e komerciale, ndërsa në fazën e plotë kompleksi do të shtrihet në 67.9 hektarë.
Dajlan Avdia është i njohur si ish-pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave pranë Sahatit të Tiranës.
Projekti
Në Korrik të 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e zhvillimit për projektin e Lëkurësit. Sipas lejes, resorti do të ndërtohet me dy faza. Faza e parë shtrihet mbi një sipërfaqe trualli prej 155 metrash katrorë. Ajo parashikon rreth 70 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimore mbi tokë dhe rreth 30 mijë metra katrorë të tjera nën tokë.
Pjesa tjetër e projektit ndërtohet në fazën e dytë. Sipas dokumentave të bëra publike nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, projekti parashikon ndërtimin e tipologjive të ndryshme të vilave me sipërfaqe nga 150 deri në 500 metër katrorë. Po kështu ai do të ketë palacina 5 katëshe, hotele si dhe njësi të ndryshme komerciale.
Resorti është projektuar nga studi spanjolle Bofill, ndërkohë që pjesë e tij ka qenë dhe studioja shqiptare Dalmat Architechture.
Kjo e fundit, kohët e fundit po shndërrohet në një nga firmat, emri i së cilës haset shpesh në lejet e projekteve madhore të firmosura nga qeveria. Studioja zotërohet nga Linda Loka, një arkitekte e re, e cila thuhet se ka miqësitë e duhura.