Aplikacion
Në një atentat pas një konflikti që dyshohet banal, kanë mbetur të plagosur Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras.
Gentian Diva, i plagosur në këtë konflikt raportohet se është vëllai i Enver Divës, i cili është lënë në burg për shkak se akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në qytetin e Durrësit më 2020.
Në datë 17 qershor, Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.
Xhixha nga fshati Larushk i Krujës dhe Diva nga Fushë-Mamurras, para vrasjes së dyfishtë janë takuar me Nuredin Dumani që dyshohet se është porositësi i ekzekutimit.
Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.
Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid-i. Për këtë arsye, Nuredin Dumani e mori vetë situatën në dorë. Dy ditë pas arrestimit gjykata vendosi masën e arrestit me burg për dy bashkëpunëtorët.
Si ndodhi konflikti në Mamurras?
Sipas policisë rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti Andi Diva, dhe Kastriot Leshaj, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras. Pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Policia ka mundur të arrestojë Andi Divan si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Leshajt, 50 vjeç, banues në Mamurras. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një vajzë.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të arrestuar Andi Diva., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.