zoom

Blog

“Vëllai i Madh i vëzhgon”! Pandi Laço ironizon hapur Festivalin e Këngës: Moderatorja…

Viti 2083- Nga Pandi Laço

Pallati i Kongreseve !

Festivali i 122 i Kenges ne Instagram, Facebook, Tik – Tok!

( Pasi “Video vrau yllin e Radios” dhe “Instagrami vrau yllin e Televizionit”, Radio-Televizioni kaloi ne faliment. E megjithese RTSH nuk ekziston me, Festivali ka mbetur nje patente antike e cila ka kaluar si PPP nga duart e nje oligarku tek nje tjeter ).

Ne skene shfaqet moderatorja e Festivalit, Krishna Kapoor!

(Krishna eshte ster-stermbesa e Raj Kapoor, aktorit te famshem Indian te filmit “Zotnia 420” , por eshte qytetare me pasaporte shqiptare, pasi familja e saj prej me shume se gjysem shekulli jeton ne rezidencen EMMAR – Marina Yacht te qytetit Durres)

Krishna – Zonja e zoterinj mirembrema !

Festivali i Kenges ne Shqiperi tradicionalisht ka qene i lidhur me Festat e fundvitit dhe ne menyre te vecante me Vitin e Ri ! Por sic e dini sipas kalendarit hindu , Viti i ri fillon me 11 prill, diten e pare te pranveres. E pra prej kohesh ky festival nuk zhvillohet me ne dhjetor si dikur, por pikerisht ne pragfesten e Vitit te ri per te gjithe komunitetin hindu.

Por sonte kam nje surprize per ju ! Sepse per te hapur siparin e ketij festivali , kam ftuar nje Zonje te nderuar qe vjen nga shume larg !

Ajo vjen nga planeti Mars, aty ku sic e dini ka nje komunitet te spikatur shqiptaresh ! Sic e dini, ky komunitet u ngul ne Planetin e Kuq, rreth gjysem shekulli me pare, atehere kur autoret e programit televiziv Big Brother vendosen ta ndertojne shtepine e banoreve pikerisht aty – Ne Mars !

Konkurentet vazhdojne te rezistojne aty prej me shume se 50 vjetesh , ndersa Vellai i Madh i vezhgon.

Qysh atehere, zonja qe do te ftojme sot, ka ndertuar jo vetem rezidencen, por edhe jeten ne ate planet.

Zonja e zoterinj, me njoftojne se para pak eshte ulur anija e saj kozmike ne fushen e Air Albania.

Keshtu qe pregatitemi te presim ne kete skene , nje zonje qe ka nje shekull mbi shpine ! Zonja e zoterinj A. O. !

( Hyn personazhi i ftuar)

Krishna – Mirese vini zonje ne Festival !

A. O. – Mirembrema yjeee!

Krishna – Si ju shkoi udhetimi zonje..?

A. O. – Ohhh…spektakel fare ! Shume pak turbolenca….Ja ku eshte Marsi, me tunelin e ri …

Krishna – Besoj ju ka marre malli per kete skene…

A. O. – Shume fare…

Krishna – Cfare ju mungon me shume..?

A. O. – Cfare me mungon ..? Me mungojne (merr fryme thelle) …yjet …!

Krishna – Yjet e qiellit jane po ato, besoj shihen edhe nga Planeti juaj ..?

A. O. – Jo ato te qiellit ! Yjet e tokes ! Yjet e dikurshem te BB !

Krishna – Ju mirekuptoj! 61 vjet me pare …pikerisht gjysma e moshes se Festivalit! Ju keni qene ne kete skene…

A. O. – Me duken si vite drite larg! Ka qene nje eksperience mahnitese !

Krishna – Cfare mbani mend ?

A. O. – Ne fakt nuk mbaj mend shume… sepse menjehere pas Festivalit filloi edicioni i rradhes se BB YJE dhe eksperiencat me ngatrrohen pak. Edhe vitet bejne te veten!

Krishna – Po mire , besoj kenget e atij viti duhet t’ju kujtohen? Normalisht i ruani ne nje USB?!

A. O. – Per fat te keq jo…! Dhe a e dini pse? Ne Mars muzika eshte e censuruar. Ose me sakte eshte sakrilegj ! Quhet ndotje akustike! Aty ekziston nje qetesi olimpike ! Rrezikon deri 100 vjet internim ne planetin e pabanuar Uran, ai qe tenton te degjoje edhe nje note te vetme muzikore!

Krishna – Shume tragjike ! Nuk e dinim kete fakt ! Po si mund te jete jeta pa muzike ?!

A. O. – Jeta pa muzike …? Eshte kulminacioni i kenaqesise qe mund te provoje qenia marsiane ! Shume shpejt do te vije koha qe ta provoni kete ndjesi dhe ju tokesoret…

Krishna – Mendoj se eshte shpejt ende. Kompania qe ka te drejtat e organizimit te Festivalit, e ruan kete te drejte dhe per 257 vjet te tjera. Kam pershtypjen qe nese qeveria e Parlamenti aprovojne nje ligj te tille per ndalimin e muzikes e rrjedhimisht Festivalit, duhet te paguaje nje gjobe te majme!

A. O. – Po besoj s’eshte e para here qe ndodh kjo gje… te gjithe ata qe jane demshperblyer nga qeveria, kane ndertuar rezidenca te jashtezakonshme ne Mars…

Krishna – Ta leme politiken e para se te bejme prezantimin e pare, le te flasim pak per BB YJE .. Cpo ndodh me ta? U be me shume se gjysem shekulli qe jane brenda ne shtepi..

A. O. – Asgje e vecante ..eshte nje rutine tashme! Hyjne banore te rinj, po te vjetrit nuk pranojne te dalin… Mund te them se shtepia tani numeron 6854 banore! Te gjithe yje !

Krishna – Ke shihni ju si pretendent per ta fituar kete edicion… ?

(Vijon – Cdo reference ndaj njerezve ekzistues ose ngjarjeve reale mund te jete edhe rastesi)