zoom

Aktualitet

Vëllai i këngëtares së njohur/ Zbardhet e shkuara kriminale e gardistit që tentoi vet*vrasjen

Gardisti Henri Haxhiraj, që paraditen e kësaj të marte tentoi t’i jepte fund jetës me armën e shërbimit, ka qenë i arrestuar në vitin 2022.

Dy vite më parë ai u prangos nga policia si anëtar i një grupi që kryente falsifikim dokumentesh.

Së bashku me persona të tjerë, ai u akuzua s3 kishin përfituar shuma të ndryshme monetare që varionin nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Banda e falsifikatorëve operonte në Lezhë, Elbasan dhe Durrës. Ata kishin ngritur një laborator, ku prodhonin dokumentet e falsifikuara.

Këtë të martë, 37-vjeçari Henri Haxhiraj qëlloi veten teksa ndodhej në banesën e tij, së bashku me familjarët, të cilët njoftuar policinë. Ai u dërgua në spitali ne Traumës, ku iu nënshtruar një operacioni.