zoom

Aktualitet

Vëllai dhe bashkëshortja e Veliajt kundërshtojnë kontrollet e SPAK: Në shkelje me ligjin

Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, bashkëshortja dhe vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar GJKKO për të kundërshtuar kontrollet e kryera nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në javën e parë të dhjetorit.

Ata pretendojnë se kontrollet në banesa dhe në galerinë “Harabel” janë në kundërshtim me ligjin sepse mungon shkaku i ligjshëm.

Për këtë arsye, avokatët e tyre kanë dorëzuar ankimim në gjykatë.

“Kontrolli i BKH-së në shkelje të ligjit”, pretendojnë avokatët e familjarëve të Veliajt.

Mëngjesin e 6 dhjetorit, oficerët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sekuestruan celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Më pas ata shkuan në banesën e vëllait të Veliajt, Arbër Veliajt si dhe te selia e galerisë “Harabel” në pronësi të bashkëshortes së Veliajt.

Postime të lidhura