Aplikacion
Ai ka rrëfyer për mediat italiane se në momentet e para dëgjoheshin lutje për ndihmë dhe se ai nxitoi të shpëtonte kë të mundte.
“Po punoja në restorantin tim që është përballë hekururdhës. Nga vetrata e lokalit pashë autobusin që u rrëzua. Kur pashë tymin e madh vrapova. Kalova shinat e hekururdhës dhe shkova atje. Pashë autobusin e rrëzuar dhe kishte njerëz që bërtisnin. Ishte një vajzë të cilën arrita ta largoja. Më pas dolën 3 persona nga autobusi, por nuk di si ia bënë. Ishte një vajzë 16 vjeçe, një djalë 20 vjeçar dhe një 40 vjeçar. Këto kanë arritur të dalin para se të vinte policia. Ishin edhe vëlla e motër. Vajza ishte jo më shumë se 3 vjeçe ndërsa vëllai ishte gati 10 vjeç. Kërkonin të ëmën. Unë më pas u panikosa pasi isha i vetëm në mes të atij tymi. Më pas ndodhi dhe zjarri. Kërkova ndihmë. Lart kishte njerëz që filmonin”, tregoi Bujari.
Sipas tij, thirrjes për ndihmë nuk ju përgjigjën kalimtarë të tjerë të rastit.
“Vrapova vetëm. Kishte makina të tjera, ndalonin por askush nuk vinte të më ndihmonte. Unë kërkoja ndihmë”, shtoi shqiptari.
Aksident i rëndë u mori jetën 21 personave, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në autobus udhëtonin një grup turistësh.