zoom

Lajme

Veliaj u përgjua në qeli, Berisha tregon prapaskenat: Si u fut në kurth nga Ulsi Manja

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar prapaskenat e përgjimit të Erion Veliajt në qeli, i cili sipas tij u fut në kurth nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha theksoi se ministri Manja i ka dhënë siguri Veliajt se nuk do të përgjohej.

Por sipas tij, kryebashkiakun e Tiranës e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.

Sali Berisha: Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.

Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.

Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.

Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.

Postime të lidhura