Aplikacion
I akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në orët e mesditës, Veliaj la ambientet e Bashkisë së Tiranës për të nisur betejën me drejtësinë.
Së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, Veliaj është nën akuzë se ka krijuar një skemë korrupsioni, duke marrë fonde publike të Bashkisë së Tiranës për t’u pasuruar vetë.
Këtë të mërkurë, që prej mëngjesit, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa ndodhen në sallë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokurori që ka ngritur akuzat dhe që po ndjek një nga çështjet më të nxehta të drejtësisë është Ols Dado.
Seanca e masës së sigurisë, mëson Zoom.al, është shoqëruar me tensione mes prokurorit dhe Erion Veliajt.
Burime bëjnë me dije për Zoom.al se kryebashkiaku i arrestuar i është drejtuar Ols Dados duke i thënë se i ka dhënë këtij të fundit leje ndërtimi.
Ndërkohë, prokurori i është përgjigjur:
“Këto tone për mua janë të papranueshme.”
Por si qëndron e vërteta?
Prokurori Ols Dado, siç ka mësuar Zoom.al s’ka pasur asnjë lidhje me lejen e ndërtimit të dhënë. Ai rezulton njëri nga pronarët e shumtë të tokës ku kompania “Alb Edil” ka ndërtuar një pallat.
Leja e ndërtimit, siç e përcakton ligji, merret nga kompania e ndërtimit dhe jo nga pronarët e tokës, pra as nga Ols Dado dhe as nga pronarët e tjerë.
Akuzat e Veliajt synojnë ta personalizojnë çështjen dhe ta shesin atë para publikut sikur prokurori i SPAK-ut ka inate personale ndaj kryetarit të bashkisë dhe jo se ai po e heton atë për fshehje pasurie, korrupsion dhe për pastrim parash.
Thënë më thjesht, paratë e gjetura në kasafortën e Ajola Xoxës 150 mijë euro dhe 1.1 miliard lekët e blerejeve të veshjeve dhe bizhuterive nuk kanë asnjë lidhje me ndërtimin në tokën e Ols Dados, por kanë lidhje me faktin që Veliaj duhet të japë përgjigje se ku i gjeti këto para./ Zoom.al
6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe biznesmenët, gjyqtarët tërhiqen për vendim