zoom

Politikë

Veliaj në SHBA për takim zyrtar? Por ku “e harroi” flamurin shqiptar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është takuar së fundmi me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork si dhe me komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.

Veliaj ka postuar edhe disa foto në rrjetet sociale, por mesa duket Veliaj është kujdesur për gjithçka tjetër, me përjashtim të një detaji tejet të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për flamurin shqiptar që nuk duket asgjëkundi në takimet e zhvilluara nga zoti Veliaj.

Ndryshe nga sa ndodh në takimet zyrtare ku vendosen flamujt përkatës të secilit shtet, kjo nuk ka ndodhur në takimin e Veliajt.

Mos vallë zyrtarët amerikanë “nuk e dinin” për vizitën e Veliajt? Këtë përgjigje mundet të na e japë vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës.

/Zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)