Aplikacion
Pas arrestimit, Veliaj i delegoi të drejtat juridike te Ristani, e cila ka të drejtën e firmës që prej 11 shkurtit.
Ajo foli këtë të enjte për herë të parë pas këtij ndryshimi, në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skënderbej”, me punonjësit e bashkisë.
“Falënderoj kryeministrin që na u bë shkas për t’u takuar këtu në qiell të hapur sepse diku duhej të mblidheshim për të mbledhur veten nga sfidat që kemi kaluar.
Atij i është ndaluar të na drejtojë në punën tonë të përditshme, gatishmëria jonë për të mos i lënë asgjë mangut punës së tij na mbledh këtu sot. As në makthet e mia nuk e kisha menduar që një ditë do më duhej të lexoja një mesazh të Erion Veliajt”, tha Anuela Ristani mes të tjerash.