zoom

Politikë

Veliaj heq pamjet e kullave nga filmimet për faljen e Bajramit

Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë falën Namazin në sheshin “Skëndërbej”, me rastin e Fiter Bajramit.

Pamje të shumta filmike treguan atmosferën në qendër të kryeqytetit, ndër to edhe një video nga ajri e Alket Islamit. Postimi i bërë në Instagram-in zyrtar të këtij të fundit tregon mbarë sheshin, përgjatë gjithë shtrirjes së tij. Në tre minutat e videos “transparente” shihet lehtësisht gjithçka.

Pamje të kësaj videoje janë shpërndarë edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka zgjedhur të mos e postojë videon ashtu siç është, por vetëm sekuencat ku sheshi filmohet sa më pranë, pa shtrirje përreth të kamerës, duke fshehur kështu kullat që kanë mbuluar xhaminë dhe sahatin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


Heqja e pamjeve dhe përzgjedhja e vetëm disa prej tyre duket se kërkon të shmangë reagime në një periudhë delikate, siç është ajo zgjedhore./ Zoom.al