Aplikacion
I bindur se në një ditë si ajo e djeshmja, ku mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe protesta e opozitës, beteja për audiencë dhe hapësirë mediatike ishte e humbur, ai vendosi ta bëjë pushim.
Dhe me këtë rast gjeti kohën që t’ia mbathë jashtë shtetit për në Bruksel ku mori pjesë ditën e sotme edhe në një ceremoni ku u dhanë zyrtarisht titujt e qyteteve europiane të sportit për dhjetëra qytete anemban Europës.
Por në fakt ky aktivitet ishte vetëm sebepi për të udhëtuar, pasi në të vërtetë Veliaj mësohet se udhëtoi drejt kryeqytetit administrativ të Europës që një ditë më parë për ta shfrytëzuar këtë rrugë edhe për të pushuar.
Natyrisht që ai nuk mund të udhëtonte vetëm, pasi pushimi dhe qejfi nuk bëhet vetëm, ndaj morri me vete edhe një shpurë e madhe vartësish të tij.
Ky udhëtim në fakt nuk është vetëm një rast i zoluar, pasi kryebashkiaku i Tiranës dihet tashmë, që ashtu si edhe shefi, i tij i ka qejf ato dreq udhëtimesh.
Madje mediat kanë raportuar në vazhdimësi se deri para pandemisë ai qendronte jashtë shtetit deri në 10 ditë në muaj ose thënë ndryshe në çdo 3 ditë një e kishte jashtë vendit.
Pandemia ia mblodhi pak, pasi shumë shtete mbyllën kufijtë dhe Veliaj u detyrua të qendrojë më shumë në Shqipëri se jashtë.
Por me rihapjen e kufijve mundësia u krijua sërish dhe kreu i bashkisë nuk lë më aktivitet, qoftë ky edhe më koti në çdo cep të planetit apo ftesë nga çdo organizatë kudo qoftë ajo për të udhëtuar.
Kulmin ai e arriti gjatë shtatorit të shkuar kur qendrojë me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gati dy javë.
Dhe ndërmjet pushimeve zhvillonte edhe ndonjë takim pa vlerë dhe me anë të zyrës së tij mediatike e shpërndante në mediat ku ai ka akses të plotë për shkak të interesave të ndërsjellta me pronarët e tyre dhe ku fliste për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë apo edhe forcimin e sigurisë kibernetike, pavarësisht se në funksionet e tija si drejtues lokal nuk asnjë lloj kompetence për këto çështje.
E që Veliaj i ka qejf udhëtimet jashtë shtetit, kjo duket edhe në lekët që harxhon Bashkia e Tiranës për bileta avioni.
Vetëm në dy muajt e fundit bashkia e drejtuar prej tij ka shpallur 21 prokurime për blerjen e 59 biletave të avionit me destinacione të ndryshme që kapin vlerën e 4 milion 733 mijë lekëve ose 40 mijë euro.
Dhe destinacionet më të kërkuara për bileta nga Bashkia e Tiranës janë Italia, Austria e më tej Belgjika, Çekia dhe Spanja.
Nuk mungojnë në listë edhe udhëtime në vendet ekzotike si Jordania apo Egjipti.
Se çfarë pune mund ta lidh Bashkinë e Tiranës me Jordaninë këtë vetëm një kryebashkiak i papërgjegjshëm mund ta thojë, pasi të harxhosh kaq shumë lekë për udhëtime të tilla në një kohë krize ekonomike është vërtetë papërgjegjshmëri.
Gjyqtarin në përgjim nga SPAK/ Reagon Kushtetuesja: Përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë tonë