zoom

In Zoom

Veliaj del bllof! Hiqet si LIVE nga New York-u, por ora atje 6 e mëngjesit

Në ka diçka që e karakterizon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn është të qënit kurdo, kudo. Të paktën mediatikisht. Veliaj duke plehëruar një pemë, Veliaj duke zbritur shkallët e bashkisë, Veliaj me gjimnazistët, Veliaj gjithkund. Një teknikë brilante për të përcjellë mesazhin e dëshiruar: kryebashkiaku nuk pushon kurrë!

Por duket se në mesin e gjithë kësaj hileje pushteti, diçka shkoi keq. Një lëvizje jo e menduar mirë, që e nxori zbuluar.

Paraditen e sotme, hapësirën mediatike të televizioneve informative në vend e zuri pikërisht Veliaj, i cili fliste nga New York-u. Dalja publike u shit si e drejtpërdrejtë.

Por me një llogaritje të thjeshtë, zona kohore atje është drastikisht ndryshe nga e Shqipërisë, çfarë do të thotë se ora në New York shënonte 5:56 ( e mëngjesit).

Morali? Një kasetë e regjistruar lobohet si transmetim “Live”.

Kështu nuk ka rëndësi nëse Veliaj po fle, po udhëton apo është me pushime. Banorët e Tiranës do të vazhdojë t’u serviret imazhi i një kryebashkiaku që nuk di të pushojë.

Një pandershmëri kjo në fakt e panevojshme. Është puna reale reklamuesi më i mirë i një imazhi. Për më tepër falas, pa pasur nevojën e blerjes së minutazhit televiziv. Në fund të ditës, banorët e Tiranës janë dashamirës. Nuk duan kurrsesi një kryebashkiak që vetëflijohet në ekstremitet, mjafton thjesht një që bën punën./Zoom.al