Aplikacion
Në një tender të hapur ditën e sotme dhe të mbyllur brenda pak orësh, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj do të shpenzojë me shumë se 3.5 milionë lekë të vjetra për një biletë vajtje-ardhje në Gjermani, për ndeshjen e parë të Kombëtares Shqiptare në EURO 2024.
Bashkia e Tiranës kërkon që fluturimi të jetë direkt, pra pa tranzit.
Çmimi i biletës me një drejtim, në këtë rast për vajtje do të jetë 148,000 lekë të reja (rreth 1.5 milionë te vjetra) dhe është fituar nga kompania ‘AMADEUS TRAËELL AND TOURS’.
Në çmim, specifikohet që të përfshira duhet të jenë dhe bagazhet e udhëtarit.
Çmimi i biletës me një drejtim, në këtë rast për kthim do të jetë 189,000 lekë të reja (rreth 1.9 milionë te vjetra) dhe është fituar nga kompania ‘VIVA O’.
Veliaj duket se ka vendosur që t’u bashkohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në Gjermani për të parë kuqezinjtë, të cilët edhe seancën plenare të së enjtes e zhvilluan të mërkurën, në mënyrë që të mos kenë asnjë angazhim tjetër dhe të shohin Kombëtaren.
Por ndryshe nga deputetët që do ta paguajnë vetë biletën për në Gjermani, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka faturuar çmimin prej më shumë se 3.5 milionë lekësh të vjetra tek arka e Bashkisë. Dhe biletën ai e ka blerë 10 herë më shtrenjtë se çmimi i zakonshëm prej 350 eurosh që kushton vajtje ardhje nga Tirana në Dortmund.