zoom

Aktualitet

Vdiq pasi piu helm para SPAK, 63-vjeçari humbi shtëpinë nga kreditë. Djali: Të tronditur, hetoni…

Vjen reagimi i parë pas ngjarjes tragjike para godinës së Prokurorisë së Posaçme dhe aktit ekstrem e fatal të një qytetari nga Lezha.

Djali i Pal Trushajt, 63-vjeçari që piu helm në ambientet e SPAK dhe ndërroi jetë në spital sot, ka thyer heshtjen, ndërsa ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë.

I riu pohoi se babai i kishte shmangur problemet financiare që kishte me bankat.

“Jemi të tronditur nga kjo që ndodhi. Babai na shmangte problemet gjithmonë. Në 2014 përmbarimi na bllokoi pagat. SPAK të verifikojë vendimet e gjykatave”, tha i biri.

Mësohet se Pal Trashaj humbi shtëpinë nga kompanitë e kredive dhe teksa kërkonte takime me drejtues të SPAK e BKH, duket se është refuzuar, por ende nuk ka sqarim zyrtar nga institucioni.

Djali i viktimës tani thotë se ngjarja duhet hetuar me thellësi, që të zbulohet e vërteta.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Panorama”, shtetasi P. T., 63 vjeç, ka konsumuar fostoksinë, ju informojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e sotëm”, njoftoi policia pas ngjarjes tragjike, kurse hetimet mbeten ende aktive. /ZOOM.AL/