zoom

Aktualitet

Vdes pushuesi italian në Sarandë, ja çfarë ka ndodhur

Një shtetas italian humbi jetën këtë të diel në bregdetin e Sarandës.

Sipas policisë, 77-vjeçari ka pësuar një infarkt, teksa ndodhej në plazhin e Centralit.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë./ Zoom.al