zoom

Bota

Vdekje horror! Nëna vret dy fëmijët e saj, i mban trupat e tyre për dy javë në shtrat

Një mama ka përfunduar në burg pasi dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e saj të vegjël. Eliara Paz Nardes i ka mbajtur trupat e tyre të dekompozuar në shtrat të saj për dy javë.
“The Sun” shkruan se 31-vjeçarja besohet se ka vrarë vajzën 9-vjeçare, Alice Nardes de Oliveira dhe djalin, Joaquim Nardes Jardins, 3 vjeç, në banesën e saj në Parana, Brazil.

Lidhur me ngjarjen, policia ka njoftuar se trupat e pajetë të fëmijëve i ka gjetur të shtunën. Dyshohet se nëna ka telefonuar pas dy javësh një avokat dhe ka rrëfyer se ka vrarë fëmijët e saj.

Më pas ka qenë avokati, ai që ka kontaktuar autoritetet për t’i vënë në dijeni për rastin. Menjëherë policia ka bastisur shtëpinë e 31-vjeçares.

Në banesë, policët gjetën trupat e fëmijëve të shtrirë në shtratin e zonjës Nardez, të mbuluar me batanije për të fshehur erën e trupave të tyre në dekompozim, thonë raportet lokale.
Sipas oficerëve të policisë, nëna ka thënë se ka marrë këtë akt pasi nuk ishte në gjendje që t’u siguronte jetesën. Fëmijët kishin baballarë të ndryshëm.

“Kur hymë në apartament, në dhomën e saj, i gjetëm fëmijët të shtrirë. Ata dukeshin sikur po flinin në shtrat, por tashmë ishin të vdekur dhe në një gjendje të avancuar dekompozimi. Ajo tha se djali është vrarë nga mbytja me jastëk dhe më vonë vajza është mbytur me shall, por ne presim një raport për ta konfirmuar këtë. Ajo pohoi se ishte shumë e lodhur dhe e vetme dhe nuk mund të përballonte më rritjen e fëmijëve të saj, jo vetëm financiarisht por edhe emocionalisht. Si rezultat, ajo tha se kishte ndërmend të vriste veten, por duke qenë se fëmijët nuk kishin kujt të mbështeteshin, sipas saj, ajo përfundoi duke i vrarë ata e para”, ka thënë zëdhënësja e policisë Ana Hass./zoom.al/