Aplikacion
Vete policia bëri të ditur lajmin nëpërmjet një njoftimi për mediat.
“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi Eduart Beqiraj 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por uniformat blu në në njoftimin e tyre japin edhe një të dhënë tjetër që zbulon se ato ishin në dijeni të gjendjes së rëndë psikologjike.
“Prej disa kohësh ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kishte shfaqur shenja depresioni dhe probleme me shëndetin”, bën të ditur policia.
Por ndonëse ishte në dijeni të gjendjes së tij të vështirë, policia nuk mori asnjë masë për të parandaluar aktin e rëndë të vetëflijimit.
Nuk i morri as armën dhe nuk u kujdes as që ai të kurohej.