zoom

Aktualitet

Vdekja tragjike e kamerierit në “Orange Club”, arrestohet pas 1 muaji pronari i lokalit

Një muaj pas ngjarjes tragjike të regjistruar në lokalin e natës “Orange Club” në Sarandë, ku humbi jetën kamerieri 17-vjeçar Antonio Delilaj pasi u shkëput kavoja e ashensorit dhe e goditi në kokë, policia ka vënë në pranga pronarin Spiro Iljadhi.

Që prej 26 gushtit, Iljadhi ishte në arrati dhe kërkohej nga policia. Ai nuk ndodhej në lokal në momentin kur ndodhi ngjarja.

Spiro Iljadhi akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe i është caktuar masa “Arrest në burg”.

Iljadhi është një biznesmen i njohur në Sarandë, ndërsa më 20 qershor të vitit 2021, ai i shpëtoi një atentati.

Spiro Iljadhi 37 vjeç, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.