Aplikacion
Reformisti siguroi 53.3% të më shumë se 30 milionë votave të numëruara, ndërsa Jalili mori 44.3%.
Balotazhi erdhi pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, i cili pa një pjesëmarrje historikisht të ulët të votuesve prej 40%.
Zgjedhjet u thirrën pasi presidenti i mëparshëm i Iranit, Ebrahim Raisi, humbi jetën në një aksident helikopteri në maj, në të cilin vdiqën shtatë të tjerë.
Raundi i parë i votimit më 28 qershor pa pjesëmarrjen më të ulët në historinë e Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979. Zyrtarët iranianë kanë treguar prej kohësh pjesëmarrjen e ulët si shenjë mbështetjeje për teokracinë shiite të vendit, e cila është nën presion pas vitesh sanksionesh.
Nën drejtimin e Pezeshkian pritet një qeverisje më e butë në raport kombëtar dhe diplomatik, në kulmin e tensioneve dhe luftës në Lindjen e mesme. /ZOOM.AL/