zoom

Aktualitet

Vdekja e punëtorit në guroren e Bratajt, Policia arreston drejtuesin teknik: Mungonte siguria!

Policia e Vlorës njoftoi sot se ka arrestuar drejtuesin teknik të gurores në fshatin Brataj, ku ndërroi jetë gjatë punës një prej punëtorëve, teka pësoi aksident.

“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë bërë me dije se arrestuan E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores.

“Ai dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore”, njofton policia. Akuza ndaj drejtuesit është shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”, sqaron policia vendore. /ZOOM.AL/