Aplikacion
Sipas burimeve paraprake, hetuesit dyshojnë se e reja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë, bashkëpunonte me një lojtar, duke i treguar mënyrën se si të luante për të qenë fitues. Pista e re e prokurorisë e ngritur së fundmi, mund t’i ndihmojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen.
Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit në fjalë, të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.
Burime në rrugë jo zyrtare, shprehen se lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje.
Në lidhje me këtë pistë, të shtunën e kaluar u shoqëruan në polici 6 persona, të cilët u morën në pyetje, mes tyre edhe shoferi i kazinosë, i cili dyshohet të ketë pasur dhe lidhje intime me Joy-n.
E reja punonte në një kazino të Tiranës, ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia.
Nëna e vajzës keniane, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital.
Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.
Ayoko, 22-vjeçe, u gjet në gusht të vitit 2022 e dhunuar, ku nga keqtrajtimi ajo ra në koma për 6 muaj. Në shkurt të këtij viti, për shkak të komplikacioneve, ajo ndërroi jetë në Kenia në një spital. Për shkak të gjendje së rëndë, e reja nuk u mor dot në pyetje nga grupi hetimor në Shqipëri.