zoom

Aktualitet

Vdekja e foshnjës, materniteti “Koço Gliozheni” zbardh shkaqet: Fatkeqësisht e humbëm…!

Pak minuta pas lajmit të dhimbshëm se foshnja që u gjet në garazhin e pallatit në Yzberisht kishte vdekur, ka ardhur edhe reagimi i maternitetit, duke sqaruar se fëmija ishte në gjendje të rëndë dhe me simptoma të ndryshme dhe dëmtime të organeve jetësore, që i sollën edhe humbjen e jetës.

Reagimi i Maternitetit:

Ashtu siç jeni njoftuar gjatë gjithë ditës së djeshme, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, është sjellë në gjendje të rëndë traumatike, një foshnjë e lindur dhe e braktisur në ambjentet e një garazhi!

Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë!

Për 24 orë është luftuar fort nga ana e stafit mjekësor për ta fituar betejën për jetën e kësaj foshnjeje. Pavarësisht punës, përpjekjeve dhe dëshirës së madhe për fat të keq kjo gjë nuk u arrit!

Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës! Foshnja ndërroi jetë në orën. 10:45, datë 09.11.2023

Diagnozat klinike:

Lindje në term/ Lindje per vias vaginalis/ Hipotermi e thellë/Politraumë/ Hemorragji pulmonare/Insufiçience multiorganore/Arrest kardiorespirator

Falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Punës Sociale, Policinë e Shtetit si dhe të gjithë qytetarët që na kanë mbështetur fuqimisht në betejën tonë për jetën, që fatkeqësisht këtë herë e humbëm!”. /ZOOM.AL/