zoom

Aktualitet

Vdekja e 55-vjeçarit në Vlorë/ Detaje, shtëpia mori flakë nga ngrohësja

55-vjeçari Gjergji Beqiri ka ndërruar jetë sot në Vlorë, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët.

Bëhet me dije se shkak i zjarrit në shtëpi dyshohet të ketë qenë ngrohësja me energji elektrike, e cila ka bërë shkëndijë.

Si pasojë e flakëve, 55-vjeçari është asfiksuar. Në pamundësi për të lëvizur ka marrë flakë edhe batanija me të cilën ai ishte mbuluar.

Beqiri jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:20. Sipas policisë, 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Postime të lidhura