Aplikacion
Pas referimit të bërë nga policia, prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT, por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja. Rastin po e heton prokurorja Alma Felaj. Për familjarët e të miturit, faji për vdekjen e tij është te mjeku që kreu ndërhyrjen kirurgjikale, Roland Xhaxho, të cilin e akuzojnë se përdori në mënyrë të gabuar narkozën.
Por vetë Xhaxho reagoi një ditë më parë duke argumentuar se për Brian Spahiun ishte e nevojshme që ndërhyrja në të gjithë dhëmbët të bëhej menjëherë dhe me narkozë, që të mos përhapej infeksioni sepse ai vuante nga probleme me zemrën.
Reagimi i Prokurorisë:
Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal. Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit./Zoom.al
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme