Aplikacion
“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë së Korçës. 14-vjeçari një ditë më parë në QSUT.
I mituri që fillimisht u raportua 12-vjeç fillimisht është trajtuar me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës, por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e tij e kanë dërguar me urgjencë në QSUT aty ku humbi dhe jetën.
Familjarët thonë se fëmija ishte i shëndetshëm, por QSUT thotë se ai humbi jetën nga miokardi akut, një sëmundje e rrallë