zoom

Ekonomi

Vazhdon rënia e lekut kundrejt euros dhe dollarit. Kursi i këmbimit sot

Euro vazhdon ngjitjen në tregun valutor duke shënuar vlerën më të lartë që nga 2 dhjetori i vitit të kaluar duke u këmbyer me 121.19 lek për njësi sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë duke u forcuar me 0.32.

Sipas Bankës së Shqipërisë në rritje është evidentuar edhe dollari amerikan nga një ditë më parë duke u forcuar minimalisht me 0.26 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase. Vlera e dollarit amerikan ka arritur 107.12 lekë për njësi.

Edhe paundi britanik ka pësuar rritje ndaj lekut me 0.29 lekë për njësi.Ndërkohë franga zvicerane ka regjistruar një rënie me 0.11 njësi kundrejt lekut krahasuar me një ditë më parë.

Kursi i këmbimit sot