zoom

Të gjitha

Vazhdojnë bombardimet në Kiev! Sulmohet një tjetër pallat

Teksa Ukraina ndodhet në ditën e 20-të të luftimeve, Kievi është zgjuar nën zhurmën e bombardimeve.

Nje shpërthim rrëqethës u dëgjua mëngjesin e së martës në Kiev, në një pallat 10-katësh.

Një ndërtesë banimi raportohet se është sulmuar me artileri dhe më pas është djegur.

Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky./ Zoom.al