zoom

Lajme

Video/ Vasili “uron” Ramën për 1 Prillin: Tha se s’do jepte lekë, po fal 430 mln euro për Portin

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka ironizuar sot me reagimin e kryeministrit Edi Rama, për nisjen e punimeve në Portin e ri të Durrësit, që e cilëson një kryevjedhje.

Sipas Vasilit ky është urimi i Ramës për një prillin, ndërsa ka publikuar një video të kryeministrit nga Kuvendi, ku tha se mnuk do shpenzohej asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, kurse tani i merr buxhetit 430 mln euro me akt normativ.

Reagimi i plotë i Vasilit:

“Urim Edi Rames per 1 prill me kete VIDEO!

Qe pa gdhire mire 1 prilli Edi Rama uroi fillimjaven me kryevjedhjen e Portit te Durresit.

Mashtruesi Edi Rama ka thene me zë dhe figurë se: “nuk do te nxjerre asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit zero”, për Portin e Durrësit.

Ndersa tani po paguhen 430 milionë euro per Portin e Durresit pasi u falen 3 miliard euro porti, talsat e falura e qindra mijra metra katror toke.

Porti i Durresit eshte kthyer ne nje pre, qe po shqyhet qenërisht nga qeveria me klientet e saj te brendeshem e te jashtem”. /ZOOM.AL/